Vila në Surrel, llogaria 200 milion euro

E mërkurë, 19 December 2018 21:04

Nga Kastriot Islami/

Studentët me maturi dhe zgjuarsi e kanë zbërthyer Edi Ramën në sytë e të gjithë shqiptarëve duke e nxjerrë në dritë të diellit ashtu sic është. Djem dhje vajza të guximshme ja kanë përplasur në fytyrë të vërtetën arrogantit Rama që ka filluar të lëpihet e jargavitet. Studentët kanë shpërfillur monologun e neveritshëm të Edi Ramës me cirkun e tij shëtitës duke e abandonuar mashtruesin dhe duke e stigmatizuar si klloun mediokër e drejtues qesharak.

Të gjithë shprehen të lumturuar që Edi Rama, arroganti që fliste deri dje si gjeli majë plehut, prej disa ditëve është detyruar nga studentët të fusë bishtin nën shalë, të lëpihet e zvarritet dhe të dridhet e përdridhet për të shpëtuar lëkurën. Të gjithë pa përjashtim shprehen se “po korr atë që ka mbjellë…”.

Sot studentët vlonjatë e goditën më fuqimisht duke filluar ti zbulojnë hajdutërinë që është tipari i tij kryesor dhe ndërkohë qëllimi i vetëm për të cilën është angazhuar në politikë. Studenti nga Vlora e goditi në një nga pikat e tij të dobta ku ai nuk duron. Studenti i kërkoi të tregonte si e “ka ndërtuar vilën në Surrel”. Dhe i tronditur, ai përsëri gënjeu duke lënë të nënkuptohet se vilën e ka ndërtuar me paratë që ka grumbulluar duke bërë zhgarravina në Paris??!! Kjo ishte një gënjeshtër e madhe! Përse? Edi Rama është kthyer nga Parisi në vitin 1998 dhe gjatë të gjithë kohës që ka qënë kryetar i Bashkisë së Tiranës, në asnjë nga deklaratat e pasurisë që ka qënë i detyruar të firmosë cdo vit nuk ka deklaruar asnjëherë ndonjë shumë parashë të mbledhur në Paris që do të ishte e mjaftueshme për të ndërtuar një vilë?! Duhet urgjentisht opozita dhe media të marrë në administrim të gjithë deklaratat e pasurisë së Edi Ramës duke filluar nga momenti që ka qenë ministër apo kryetar i Bashkisë së Tiranës për të zbuluar gënjeshtrën e madhe që bëri në takimin me studentët vlonjatë dhe për të treguar se Edi Rama ka fshehur të gjithë shpenzimet që ka bërë për të ndërtuar vilën në Surrel dhe gënjyer për vlerën e saj dhe burimin e parave me të cilën ajo vilë është ngritur.

Pika e dytë e dobët është informacioni i dalë nga zyra e OSBE në Tiranë se Edi Rama “zotëron një pasuri prej 200 milion euro, të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait” vetëm pak kohë pasi ishte bërë kryeministër. Edi Rama asnjëherë nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe nuk ka bërë asnjë akuzë për këtë fakt. Nëse Edi Rama do ta konsideronte këtë lajm, një shpifje të dalë nga zyra e OSBE, atëhëre ai do të duhet të kishte bërë akuzë në prokurorinë shqiptare për zyrën e OSBE, sic gufoset kundër “kadrinjëve”. Po kjo gjë nuk ka ndodhur sepse Rama mesa duket ka frikë se një përplasje në gjykatë me “kadrinjëtë” e OSBE do të conte në zbulimin e të vërtetës me “prova e fakte”. Prandaj ka heshtur duke provuar në mënyrë indirekte vërtetësinë e këtij lajmi. Opozita dhe media duhet të rimarrë këtë cështje dhe ta çojë deri në fund. Me siguri studentët në javët në vijim do ta zhbirilojnë edhe këtë cështje.

Pika e tretë e dobët që nuk ka arritur asnjëherë të mohohet nga Rama lidhet me akuzën që i është bërë vazhdimisht si përdorues i drogave të forta. Kjo akuzë publike, për të mos u konsideruar prej Ramës si shpifje, është paraqitur disa herë në formën e një kërkesë/pyetje: A jeni i gatshëm zoti Rama të bëni testin e drogës? Ai gjithnjë i është shmangur kësaj pyetjeje/kërkese, madje edhe kur është kërkuar gjatë hartimit të ligjit për pastrimin e figurës së deputetit të shtohej edhe një kërkesë për “testin e drogës” për të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit (deputetët, ministrat, kryeministri, presidenti dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese) të kryejnë testin e drogës, Edi Rama ka refuzuar vendosjen e një kriteri të tillë. Studentët, opozita dhe media duhet me urgjencë të kërkojnë me të gjitha mënyrat që Edi Rama të bëjë testin e drogës, ndërkohë që refuzimin kategorik prej tij duhet ta konsiderojnë vërtetim indirekt të të pohimit se “Edi Rama është përdorues i drogave të forta”…Studentët duket se po e afrojnë edhe këtë ditë…

Mesa duket protestat e studentëve po sjellin shpresë edhe për të cliruar të vërtetën nga kthetrat e korrupsionit, krimit, trafikantëve dhe të qeveritarëve të korruptuar e të inkriminuar. Më konkretisht nga kthetrat e hajdutërisë dhe arrogancës së Edi Ramës. Thënë ndryshe, po vjen me shpejtësi momenti kur edhe tri cështjet e mësipërme të marrin përgjigjen adekuate që publiku pret prej kohësh./ Marre nga Syri.net

Modifikuar më E mërkurë, 19 December 2018 21:08
Login to post comments