Dy motra të mitura janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë që prej pasdites së djeshme nga shtëpia e tyre në Tiranë.
Denoncimi është bërë nga babai i dy vajzave, të cilat janë vetëm 13 vjeçe. Babai është shprehur përpara autoriteteve se vajzat kishin dalë dhe më pas nuk janë kthyer më në shtëpi. Grupi hetimor i ngritur po këqyr telefonat e vajzave për të parë se me kë kanë folur ato për herë të fundit përparqa zhdukjes.
Dyshimet janë që vajzat mund të jenë grabitur ose janë larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia.
Babai i vajzave ka thënë në Polici se nuk ka pasur asnjë konflikt me to. Policia nga ana tjetër thotë se po vijon kërkimet për dy të miturat.