Meta: Duhet të jemi pranë njeri-tjetrit, në ditë të mira dhe të vështira

E Enjte, 20 December 2018 09:20

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcjellë një mesazh sot në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, - shprehet Presidenti, - ne kujtojmë porositë e Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar e botëror të humanizmit e solidaritetit, për të qenë pranë pranë njëri-tjetrit, në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe në gëzime, pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë e përkujdesje, veçanërisht në krah të fëmijëve e të rinjve, të vetmuarve, njerëzve në nevojë dhe të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim.”

Login to post comments