Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Korçën. 4 mësues u aksidentuan rëndë, ndërkohë që një prej tyre humbi jetën. Por sot, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, që kreu këtë aksident fatal.
Policia arrestoi drejtuesin e automjetit, Ndriçim Hoxhën, i cili në makinën e tij kishte 7 persona, 1 infermierë dhe 6 mësuesit.
Mësuesja që humbi jetën ishte Luiza Dule, 46 vjeç. Ajo gjeti vdekjen e menjëhershme nga aksidenti tragjik ditën e djeshme.