Nga Mark Ruci
Bashkia Mirdite , megjithëse ne prag te Krishtlindjeve , për shkak te mungesës se aftësive paguese , nuk ka kryer pagesat për rrogat e muajit Nëntor 2018 .
Gjithashtu si rezultat i mungesës se aftësive paguese te Bashkise janë pa likujduar kryerja e pagesave për shërbimin e pastrimit dhe gjelbërimit për 11 muaj rresht ndonëse shërbimet janë realizuar sipas kontratave përkatëse , ndonëse te planifikuara ne buxhetin e vitit 2018.
Vazhdimisht kemi denoncuar mungesën e menaxhimit dhe abuzimet pafund ne aktivitetin e Bashkise Mirdite ku me e dukshmja mbetet mbingarkesa ne punonjës 512 veta , 200 punonjës me shume se ato te planifikuara ne buxhetin e shtetit por dhe ne krahasim me numrin e punonjësve te njësive lokale te Mirditës para reformës territoriale te vitit 2015 , e cila konsiderohet dështim i paralajmëruar !!!
Shtimi i fuqisë punëtore vetëm për qëllime elektorale , mbetet njolle e erret ne aktivitetin e kryebashkiakut aktual , pasi me paratë e taksapaguesve ai realisht ka realizuar blerjen e votave te fuqisë punonjëse shtese , fenomen qe ka qene masiv ne zgjedhjet e 2015 dhe 2017 edhe me paratë e drogës te mbjelle ne çdo cep te Mirditës me përkujdesjen e tij dhe autoriteteve policore lokale .
Kaq i shqetësuar është kryebashkiaku aktual sa ka filluar dhe takimet e shtabeve elektorale me këto kontingjente dhe me kryepleqtë e emëruar nga vete ai , duke shtruar dreka te shtrenjta , larg Mirditës , për te ndërtuar strategjitë e njohura te presionit mbi administratën dhe blerjen e votave .
Me çfarë burimesh financiare shtrohen këto dreka e darka me qindra njerëz , nga ana e kryebashkiakut , ne një kohe qe bashkia rezulton një grope financiare ?!!!
Është e vetmja strategji qe ka ne dore , pasi bilancet qeverisëse janë kundër propagandës me zë te larte për realizimet e premtuara me buje nga ana e kryebashkiakut !!!
Projektet miliardëshe , me kosto marramendëse , qe flasin për një korrupsion masiv , janë shume pak ne krahasim me premtimet e 186 projekteve te premtuara për ti realizuar për te ndikuar ne zhvillimin ekonomik te Mirditës?!
Është detyre e opozitës lokale te denoncoje problematikat qeverisëse dhe problemeve e paaftësisë paguese qe ndikojnë ne jetën dhe ekonomitë familjare te Mirditoreve te punësuar por dhe qe kryejnë shërbimet nëpërmjet kontratave aq me shume se festat e fundvitit janë ne prag!