Orikumi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një automjeti i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e sotme.
Nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello.
Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.