Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.
Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.