Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka nisur mbledhjen e tij, ku në rend të ditës është Buxheti i vitit 2019. Ndërkohë në këtë mbledhje Këshilltarët e Partisë Demokratike nuk do të marrin pjesë.
Në një prononcim për mediat kryetari i Këshillit bashkiak për Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku u shpreh se bashkia po përgatit një vendim për të ndëshkura ato persona që lypin në rrugë, personat që kërkojnë lëmoshë.Sipas Çollakut ato do të gjobiten.
Më tej Çollaku theksoi se 40 miliardë lekë do të merren vetëm me leje ndërtimi. Ndërkohë që shtoi se taksa e re e pronës është katërfishim i taksës së vjetër.