Ditën e djeshme, pas një mbledhje Këshilli Bashkiak i Himarës ka votuar me 21 vota kundër VKM-së numër 708.
Votave kundër i janë bashkuar edhe ato të dy këshilltarëve të Partisë Socialiste.
VKM-ja e lëshuar më datë 21 nëntor të këtij viti vendosi regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë–Sarandë, ministrisë së Turizmit.
VKM nr.708 lëshuar më datë 21.11.2018
Problemi me VKM qëndron në faktin që bie ndesh me ligjin 7501, ligj i cili parashikon rikthimin e pronave të sekuestruara pas vitit 1945 "Për reformën agrare" tek pronarët.
Një ngërç i tillë ky Këshilli Bashkiak kundërshton VKM-në, zgjidhet me një vendim nga Gjykata Kushtetuese.
Por ngërci aktual është se Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale pasi ajo për shkak të shkarkimeve të Vettingut në Drejtësi ka mbetur me vetëm një anëtare, Vitore Tushën.
Në një situatë të tillë të dyja vendimet janë të pazbatueshme deri sa të dilet me një vendim të Kushtetuesen. Ajo do të japë vendimin përfundimtar, se cili nga këto dy institucione ka të drejtë.