Mafia e ndërtimit pushton Tiranën, grabitje pronash dhe pastrim parash

Diel, 23 December 2018 21:43

Mafia e ndërtimit po godet kudo në Tiranë. Tek Tregu i Medresesë, në Rrugën '5 Maji', po ngrihet një qendër tregtare, ku përmes shpërdorimit të pushtetit po cënohen pronat e familjeve autoktone. Kështu punonte mafia, kështu punohet sot në Tiranë.

Shkelje ligjore, grabitje pronash, plane rregulluese në fshehtësi pa njohjen dhe dakordësinë e pronarëve të shtëpive dhe tokave në zonë. Një bashki që nga mbrojtëse dhe përfaqësuese e interesit të çdo qytetari, kthehet në seksere/avokate të mafias së ndërtimit.

Në ditët e fundit të pushtetit, kur po tundet qeveria qendrore dhe po mbyllet mandati i qeverisë lokale, po ndodh grabitja e pronave dhe pastrimi më i madh i parasë së drogës në historinë tonë moderne. Këto duket se janë aktet e fundit të pushtuesve të krimit në kryeqytet.

Login to post comments