Parashikimi i motit për sot

Hënë, 24 December 2018 08:14

Kthjellimet dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë.

Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Login to post comments