Zjarr në tregun industrial të Laçit, dyshohet i qëllimshëm

Hënë, 24 December 2018 08:31

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Nuk dihen ende shkaqet  zjarrit, por policia dyshon se ai ka qenë i qëllimshëm.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Login to post comments