Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptar, në prag të festave të fundvitit. Përmes një postimi në facebook, Ambasada njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave.
“Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!”- shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës shqiptare në Greqi.