Ishte lajmëruar prej ditësh mbledhja e rëndësishme e kryesisë së PS-së pas ngjarjeve të fundit me protestat e studentëve dhe skandalit me ndërtimin e Unazës së Re. Që në fillim të mbledhjes u afruan njëri pas tjetërit drejtuesit e kryesisë së PS-së, por surpriza e vërtetë si qershia e kalbur mbi “tortën e prishur”, ishte mbërritja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Me një veshje më shumë se sportive, ai erdhi me biçiklenë në selinë e PS-së. Në të vërtetë bashkia me selinë e PS-së nuk është më larg se 70 metra, por Lali tall B… edhe në një ditë të tillë kur Edi Ramës i zien koka… Mësohet se kryebashkiaku i Tiranës ka qëndruar i heshtur përgjatë gjithë takimit, por më shumë se për të dëgjuar, ishte aty për të sfiduar. Dhe po ia arrin.
Për shumë qytetarë mund të ngjajë periferike çështja e veshjes, mjeti që përdor për udhëtim, si largohet, e çfarë tregon gjuha e trupit. Por Rilindja e tillë është, dukja tregon më shumë se thelbi. Aty nuk diskutohen problemet, por nëse do të mësosh kë ke kundërshtar shihe si të vjen në takim, çfarë ofron me veshtje, si reagon nga batutat dhe çfarë “mesazhi” të koduar jep edhe majë biçikletës, me shalë të hollë apo të trashë…
Ky lloj malli ishte në mbledhjen e kryesosë së PS-së, që i ngjan atyre takimeve të mbledhjes së Byrosë Politike të fillimit të viteve 90’ që ndonëse vendi ishte në prag të katastrofës, ata bënin plane 5-vjeçare si të dilnin nga situata, si të mbanin pushtetit, apo edhe formën e dhunës që do përdornin ndaj protestave. Totalisht të shkëputur nga realiteti i rëndë shqiptar. Të çuditur se vendi është në varfëri, të habitur se përse njerëzit reagojnë nga skandalet e korrupsionit dhe për më shumë të çuditur deri në absurd se përse revoltat po zgjeroheshin.
Kryeministri aktualisht është i sulmuar në dy drejtime, përveç protestave të studentëve dhe qytetarëve, ka edhe një betejë të egër brenda Rilindjes që po kafshon veten. Dyshja Rama-Veliaj, dikur si “B&B” (b… e brekë), sot janë armiqtë më të mëdhenj të heshtur, ku janë gati të hanë sho-shoqin, por nuk dinë kush do humbasë.
Për Ramën dikur ai ishte gati të bënte gjithçka, por pas katër vitesh në krye të bashkisë Lali Eri ka mundur t’i rrëmbejë kryeministrit propagandën, imazhin, mashtrimin, fjalët pa fund, protagonizmin, tentativën për të paraqitur Tiranën virtuale para asaj reale, Manipulimi me qytetarët, fëmijët, të moshuarit, e çdo kategori tjetër. Por Lali qëndron i qetë dhe shijon agoninë politike të kryeministrit Edi Rama.
Dukshëm nën tension, kryeministri ka foluar mjaft gjatë në mbedhjen 5 orëshe të kryesisë. Ka bërë sikur ka dëgjuar, por më shumë është shprehur vetë, duke kërcënuar herë pas here se protesta e studentëve mund të ishte parandaluar dhe dëmi që i ka shkaktuar qeverisjes është mjaft i madh. Studentët i rrëzuan Ramës në 16 ditë protestë e revoltë propagandën dhe atë “piar” të ngritur prej tij në 20 vite aktive në politikë.
Për këtë situatë Edi Rama bëri për një “lek” FRESH-istët e tij duke i akuzuar se nuk ngritën shqetësimin e studentëve para se revolta të shpërthente. Në një lloj mënyre ka paralajmëruar se do bëjë raprezalje në strukturat e Forumit Rinor Euro Socialist, por sado të hajë kokat e tyre, kjo nuk ka vlerë, qytetarët më së paku presin që disa syresh ministra, që kanë abuzuar me fondet publike minimalisht të largohen nga detyra, qoftë edhe me firmën e Ramës.
Deri në ditën që kryeministri të hedhë firmën për shkarkimin e ndonjë ministri, e vetmja betejë e hapur është ajo mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës, dy prerjet e njëjta politike që rivalitetin e kanë vetëm në propagandë, kush e fiton atë ka rrëzuar tjetrin dhe Lali Eri mendon se ia ka dalë, ndaj arrin e bën karshillëk me… biçikletë!/ Boldnews