Itali/ Vjedhje si në filma, 2 shqiptarët e pësojnë nga portofoli

Tuesday, 25 December 2018 12:12

Dy shqiptarë të dielën në mbrëmje u futën për të vjedhur një banesë, por një pakujdesi e tyre çoi në zbulimin nga autoritetet italiane. Ngjarja ndodhi në Sestu, një komunë në Qytetin Metropolitan të Cagliarit.

Pasi u futën në shtëpinë të cilën kishin planifikuar për ta vjedhur, pronarët dhe policia janë vënë menjëherë në lëvizje duke bërë që grabitësit të kërcejnë nga dritarja dhe më pas u arratisën përmes kopshtit.

 

Por gjatë këtij momenti, njërit prej tyre i ka rënë në tokë portofoli së bashku me dokumente duke bërë më të lehtë punën për identifikimin e tyre.

Shqiptaret

Pronarët e shtëpisë janë konfrontuar fizikisht me dy grabitësit, por ndërhyrja në kohë e shërbimit të policisë ka frikësuar ata dhe më pas janë detyruar të largohen. Pas gjetjes së portofolit, policia italiane është shprehur se dy grabitësit janë shqiptarët me iniciale M.F  dhe M.A.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...