Bitcoin, kostot e prodhimit në Shqipëri më shtrenjtë se çmimi

Tuesday, 25 December 2018 21:41

Për të prodhuar 1 Bitcoin në Shqipëri kostoja është e konsiderueshme. Portali mineable.com ka përllogaritur kostot për prodhimin e një njësie të monedhës virtuale në shtete të ndryshme të botës. Energjia Elektrike është një prej faktorëve të rëndësishëm të kostove dhe kjo varion nga shteti në shtet. Prodhimi i një Bicoin në Shqipëri do të kishte një faturë prej 3,894 dollarë. Ndërkohë sipas të dhënave nga tregu çmimi i tregtimi për një Bitcoin është 3,500 dollarë, nën kostot e energjisë.

Nga të gjitha shtetet në botë Venezuela është parajsë për shkak të çmimit shumë të ulët të energjisë, vetëm 0.002 dollarë për kWh. Kostoja e energjisë elektrike për prodhimin e një bitcoin shkon rreth 500 dollarë,

Për të ilustruar se sa i lirë është prodhimi i një njësie bitcoin, mining.com se çmimi mesatar i energjisë në Shtetet e Bashkuara është 12 cent, ndërsa në Europë varjon nga 9.6 cent për kWh në Bullgari dhe 30.5 cent në Danimarkë dhe Gjermani.

Në disa vende të tjera, individët ende mund të përfitojnë nga prodhimi i Bitcoin, edhe kur kostot llogariten nën 3.000 dollarë.

Në Ukrainë, Uzbekistan, Trinidad, Kuvajt, Myanmar dhe Bjellorusi, prodhimi ” kushton $ 2,000 për të gjeneruar 1 Bitcoin.

Në vende të tjera si Kina, Kanadaja, Shqipëria, Bangladeshi, Egjipti, Etiopia dhe India shpenzohen në mes të $ 3,000 dhe $ 3,500 për gjenerimin e 1 Bitcoin.

Krahasuar me Korenë e Jugut që kushton 26.170 dollarë për të minieruar një Bitcoin të vetme, është padyshim një marrëveshje shumë e mirë.

Gjatë muajit tetor kryeministri i vendit deklaroi se janë në një proces vlerësimi dhe pune për hartimin e një kuadri rregullator.

“Pasi të kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar dhe nëse rezultatet e kësaj pune do të jenë të kënaqshme, atëherë ne do të promovojmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë gatishmërinë e vendit për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë, që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave globale”, do të shprehej Kryeministri.

Ndërkohë autoritet financiare në vend, por edhe ato ndërkombëtare kanë bërë shpesh paralajmërime për rrezikun që kanë monedhat virtuale. /Monitor/

kostoja-e-Bitcoin.png

Modifikuar më Tuesday, 25 December 2018 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...