"Nuk duhen dëbuar refugjatët e kualifikuar, uzinat gjermane kanë nevojë për ta"

E mërkurë, 26 December 2018 10:43

Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por perspektivat për të ardhmen nuk janë kaq të mira, thotë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë.

Nga Deutsche Welle

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe e Industrisë pret në vitin e ri 2019 që të krijohen më pak vende pune të reja në Gjermani. Presidenti i DIHK-së, Eric Schweitzer pret që të krijohen 500.000 vende pune shtesë.
Kjo nuk është një rritje ekonomike aq e mirë sa vitet më parë, i tha Schweitzer agjensisë së lajmeve DPA. Për këtë vit, DIHK pret që numri i vendeve të punës të rritet me 580.000 mijë, në vitin 2017 ishin 630.000 punësime të reja.
Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë, Schweitzer: "Besoj se ekonomikisht kemi pasur rrallë kaq shumë pasiguri sa tani: Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qendrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA."
Hapësira e manovrimit po ngushtohet
"Presim një rritje më të dobët. Para së gjithash paralajmërimet për vëllimin e eksporteve janë më të ulëta", tha Schweitzer. Klima e ekonomisë botërore vërtet po ftohet "por ne nuk shohim rrezikun akut të një recesioni, megjithëse hapësira e manovrimit po ngushtohet".
Konflikti tregtar që mbulon gjithçka zhvillohet ndërkohë midis SHBA dhe Kinës. Një luftë tregtare do të çonte në zhvendosje kolosale në ekonominë botërore, theksoi Schweitzer. "Kjo do të kishte pasoja të rënda te Gjermania. Asnjë vend nuk është kaq i varur nga eksporti sa ne."
Mungojnë punonjësit e kualifikuar
Kësaj i shtohet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që i vë uzinat në të gjithë Gjermaninë para një problemi gjithnjë e më të madh. Për 1,6 milionë vende pune në plan afatgjatë sipërmarrjet nuk do të gjejnë dot punonjës.
Prandaj sektori i artizanatit është fokusuar edhe tek refugjatët e kualifikuar mirë. "Ka shumë azilkërkues "të duruar", që tashmë ndodhen në Gjermani, që punojnë këtu ose që kryejnë një kualifikim profesional", i tha Presidenti i Artizanatit Hans Peter Wollseifer agjencisë dpa.
"Këta janë pikërisht punonjësit e kualifikuar, për të cilët kemi nevojë, që janë integruar mirë dhe që flasin gjermanisht. E pse duhet t'i kthejmë ata nga kanë ardhur? Këta janë personat e gabuar, që dëbohen."
Prandaj edhe ligji i imigrimit të punonjësve të kualifikuar është "saktësisht hapi në drejtimin e duhur, të cilin e kemi dëshiruar", tha Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gesamtmetall, Rainer Dulger. Sipas një sondazhi, një në katër sipërmarrje të degës së metalit ka pengesa në prodhim, për shkak të mungesës së punonjësve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...