Studentët/ Rama si proverba “Peshku në det, tigani në zjarr”

E mërkurë, 26 December 2018 19:08

Rama u shiti sot studentëve një fjalim me disa vendime qeverie si plotësim të kërkesave të tyre, por nga i gjithë fjalimi nuk u dëgjua as rritja e buxhetit me 5%, e as kërkesat thelbësore të tyre si përgjysmimi i tarifave të studimit në sistemin master, etj.
Shumica dërrmuese e studentëve të masterit do të vazhdojë të paguajë tarifa vjetore nga 60,000 deri në 115,000 lekë (të reja) në vit.
Pesha e fuqisë studentore në zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të universitetit do të mbetet në 10% mjeran. Vota e një pedagogu do të vijojë të vlejë rreth 300 herë më shumë se ajo e një studenti.
Bordet e Administrimit të universiteteve do të vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria. Premtimi se një prej përfaqësuesve të qeverisë do të zgjidhet prej 3 propozimeve që vijnë nga strukturat përfaqësuese të studentëve është hileqar. Çdo qeveri i ka aq në dorë strukturat burokratike studentore (këshillat studentorë) sa për të futur një vegël të saj në listën 3-emërore.
Qeveria nuk ka treguar se sa do të rritet buxheti i shtetit për arsimin e lartë.
Mbi të gjitha, qeveria konsideron të panegociueshëm jo vetëm rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, por edhe ndryshimin e pjesshëm të tij:
Universitetet publike do të vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria financiare, e cila sjell me vete rritjen abuzive të kuotave të studimeve master, lëshimin e notës dhe komercializimin e jetës universitare.
Tarifat e studimeve mund të rriten që vitin e ardhshëm si rezultat i pakësimit të buxhetit për universitetet publike.
Universitetet do të vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria dhe të pavarura nga studentët.

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 19:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...