Festa e Krishtlindjeve, Presidenti Meta darkë me bashkësitë fetare

E mërkurë, 26 December 2018 20:57

Presidenti Meta ka shtruar darkë me rastin e Krishtlindjeve me bashkësitë fetare. Kreu i Shtetit e vuri theksin tek lufta ndaj varfërisë si dhe kujdesi tek fëmijët e të rinjtë.

“Shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve. Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshem. Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike,” tha Meta.

Meta bëri thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe se duhet reflektuar për të shëruar plagët e shoqerise.

“Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona. Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurtë evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta. Besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare,” tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...