Fenomen shqetësues, shqiptarët braktisin fëmijët në vendet e BE-së, 530 raste në një muaj

E mërkurë, 26 December 2018 22:20

Shqipëria vazhdon të ushtrojë masa të forta në kufi mbi udhëtimin e fëmijëve, të cilët edhe nëse lëshohet një prokurorë përfaqësimi nuk mund të largohen jashtë vendit të pashoqëruar nga njëri prej prindërve, apo rrethi i ngushtë familjar.
Ky urdhër është në fuqi pa afat dhe po zbatohet që prej 1 gushtit të vitit 2017, atëherë kur vendet e Bashkimit Europian ngritën shqetësimin për fenomenin e azilkërkimit nga minorenët shqiptarë dhe braktisjen e tyre në qendrat e kujdesit social, pasi ishin deklaruar si të braktisur nga familja.

Në muajin maj, “Eurostat” numëroi 530 raste të tilla.

Braktisja e të miturve jashtë Shqipërisë vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për autoritetet e hetimit. E tillë është edhe çështja e një vajze, e cila është braktisur jashtë vendit, ndërkohë që vendbanimin e ka në Dibër. Në gjykim është babai i saj, i cili e ka lënë vajzën në Belgjikë, pavarësisht se në një deklaratë ai pretendon se e kishte dorëzuar të bijën jashtë Shqipërisë për një kurim më të specializuar.

Për këtë fakt, Andrea Runa po gjykohet në mungesë për braktisjen e të bijës 13-vjeçare, pasi e kishte pajisur atë me pasaportë dhe e kishte nxjerrë nga Shqipëria, raporton "t.ch".

Por, ndërsa ai u kthye pa të në shtëpi, Prokuroria thotë se e mitura vazhdoi udhëtimin drejt Anglisë, ku është pritur nga të njohur të familjes.

Ngjashëm si rasti i Andrea Runës, Policia e Shtetit ka referuar për hetime të mëtejshme në Prokurori 83 baballarë, që të gjithë nën gjykim për braktisje të fëmijëve. Edhe pse shumica e tyre deklarojnë se i lanë fëmijët për një jetë më të mirë, sipas Kodit Penal, secili prej tyre rrezikon gjobë deri në 3 vite burgim.

Modifikuar më E mërkurë, 26 December 2018 22:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...