Dalin detaje të reja, si ndodhi krimi i rëndë në Laprakë

E Enjte, 27 December 2018 08:33

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë.

Erion Benga ka qenë në një lokal me të miturën dhe një vajzë tjetër te blloku "Gintash".

Të njëjtat burime saktësojnë se në të njëjtin lokal kanë qenë të pranishëm edhe dy autorët.

Këta të fundit dyshohet se kanë ngacmuar vajzat në tavolinën e Bengës çka ka acaruar tonet mes të rinjve të cilët edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga dy vajzat. Menjëherë pas tyre kanë dalë nga lokali edhe dy autorët duke i ndjekur nga pas.

Pasi Benga dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të rrugice të errët, një prej autorëve i cili dyshohet se është me origjinë nga Puka, ka hapur zjarr në drejtim të Erion Bengës dhe Griselda Gjikolajt, duke lënë të vdekur këtë të fundit e cila ka marrë një plumb në kokë, ndërsa 23-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. /Shqiptarja.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...