Shpërthim me bombë jashtë një kishe në Greqi

E Enjte, 27 December 2018 09:23

Një shpërthim u fuqishëm me bombë është regjistruar në orën 7:10 të mëngjesit të kësaj të enjteje në lagjen Kolonaki të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kuti metalike të lënë në trotuar jashtë kishës së Agios Dionisios në Skoufa.

Kutia u gjet nga një kishar, i cili lajmëroi oficerin e policisë në seksionin Exarchia.

Polici mbërriti në vendngjarje  dhe nisi kontrollin e kutisë së metalit që dyshohet se kishte në një mekanizëm orësh.

Kutia shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta në duar dhe fytyrë policit. Lëndime të lehta mori gjithashtu edhe kishari.

Mediat greke thonë se policia nuk kishte marrë asnjë thirrje paralajmëruese.

Policia ka ka bllokuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 11:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...