Bllokohen 8 ton verë kontrabandë, arrestohen administratori dhe shoferi i firmës

E Enjte, 27 December 2018 09:50

Në portin e Durrësit janë bllokuar 8 ton verë, që u tentua të futej në Shqipëri pa paguar doganën. Vera vinte nga Italia, ndërsa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat për festat e fundvitit.

Siç bëhet me dije,  më datë 27.12.2018, ora 03:30,  Drejtoria e Hetimit Doganor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D. V. P. Durrës, kane arrestuar në flagrancë  shtetasit e mëposhtëm:

1. Armand Mimani, i biri i Ferdi dhe i Mirsije, i datëlindjes 12.04.1973, lindur dhe banues në Tiranë, gjinia mashkull, shtetësia e kombësia shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqesore i padënuar më parë.

2. Çlirim Bregu, i biri i Xhevdet dhe i Adile, i datëlindjes 06.12.1971, lindur dhe banues në Tiranë, gjinia mashkull, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje familjare i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të kondrabandës.

Arrestimi i tyre u be per veprën penale: “Kontrabanda me mallra     për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, parashikuar nga neni 172, të K. Penal dhe është bërë

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë pasi më datë 26.12.2018, në kamionin me targë AA142OI/ACR096, që drejtohej nga shtetasi Armand Mimani dhe në pronësi të subjektit “Uni Trans” me administrator shtetasin Çlirim Bregu, është konstatuar e ngarkuar midis mallrave të tjera një sasi vere së bashku me amballazhin me peshë prej 7973.3 kg (vere me shishe), sasi e cila nuk ka qënë e deklaruar pranë autoriteteve doganore italiane dhe shqiptare dhe ka  shmangur detyrimin doganor ne shumen  1 087 275 leke. Subjekti u penalizua edhe me shumen 3 261 825 leke.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale të parashikuara nga neni 172, të K. Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...