"La Repubblica" shkruan për shqiptarin: Vrapoi të shpëtojë fqinjët e bllokuar nën rrënoja

E Enjte, 27 December 2018 10:14

Pamë vdekjen me sy", "Tmerr më i madh kur ke fëmijët në krah e nuk di se ç'do ndodh", janë disa nga rrëfimet e banorëve të qytezave siciliane të përfshira një ditë më parë nga tërmeti prej 4.8 ballë i cili u ka shkatërruar pothuajse gjithcka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha.

Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara. 

Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë. 

E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. 

E përditshmja italiane La Repubblica përmes korrespondentit të saj në Catania, ka përcjellë historinë e emigrantit shqiptar e të disa banorëve të tjerë të Flerit, të shëndërruar në heronjtë e ditës." 

"Janë heronjt e rastësishëm të Flerit, shkruan La Repubblica, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë. " 

Një prej tyre është shqiptari nga Fieri , Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij. 

Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut. "Janë momente që s' mbarojnë kurrë, thotë ai, mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxorra në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazdhonte të thërriste, "më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e baensës së tij ishte e bllokuar, thotë Gazmend. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur, Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi, Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shaktërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dal i gjallë nga gërmadhat e banesës."

"Mes gërmadhave ë tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, shkruan gazetari, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë, Është Italia që reziston "

Një ditë pas tërmetit rreth 600 banorë kanë mbetur pa shtëpi e së bashku me banorët e tjerë kanë kaluar natën në makina larg zonave të banuara, nga frika se tmerri i një nate më parë mund të përsëritje.

Gjatë natës së shkuar toka është dridhur përsëri, janë regjistruar mbi 10 lëkundje tërmeti por në shkallë të ulët e vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikqyrje special nga ekspertët e institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...