Erion Veliaj zyrtarisht nën hetim

E Enjte, 27 December 2018 16:30

Prej ditës së djeshme Erion Veliaj është zyrtarisht nën hetim, për skandalin me projektin 60 milionë euro të Unazës së Re ku ai ka ndryshuar rrjedhën e lumit lanë me qëllim të mos prekjes së projektit të ndërtimit të biznesmenit trafikant droge, Edmond Bego në atë zonë.

Vetëm pasi ka mësuar se është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria, Veliaj ka depozituar sot në Prokurori një padi qesharake ndaj Kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe deputetes Jorida Tabaku, të cilët e kanë denoncuar skandalin.
Padia e Erion Veliajt është qesharake pasi ai akuzon Bashën dhe Tabakun për deklarata që ata nuk i kanë bërë. Veliaj i padit, pasi sipas tij Basha dhe Tabaku kanë thënë se është miratuar leja e ndërtimit.

Në asnjë dalje publike PD nuk ka thënë se i është dhënë leja e ndërtimit formës së Edmond Begos. PD ka thënë se është miratuar faza e parë e PDV-së që parashikon ndërtime me intensitet të lartë në tokën që është blerë nga Bego.

Projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet. Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës.

Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.

Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimetër nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.

Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë. Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro. Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentet zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.

Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt. Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.

/Marrë nga RD

Modifikuar më E Enjte, 27 December 2018 19:52
Login to post comments