Mazhoranca është e gjitha në krizë, madje më thellë është kur nxjerr kasnecin e saj, zarin e Ramës, të përfolurin të lidhur me krimin dhe grupet kriminale për të ofruar dialog dhe zgjidhje politike, siç është politikani i dështuar Taulant Balla. Taulanti i cili nuk di ku ka kokën, del dhe flet në emër të shefit të tij, kreut të organizatës Rilindje, Edi Ramës për të votuar reformën zgjedhore së bashku me opozitën.
Duke qenë një nga drejtuesit e organizatës Rilindje, Balla flet sikur është ne bisedime me Edmond Begon i cili fal pazarit të koordinuar me Ballën dhe Ramën ka vënë nën këmbë gjithë qeverisjen e Rilindjes duke marrë tendera ne shtet. Talulant Balla kujton se Kodi Zgjedhor janë pallatet e mikut të tij familjar, Bego.
Gabon shumë rëndë kasneci i Ramës me ftesën pazar që i bën opozitës dhe ku paturpësisht kërkon votimin e Kodit Zgjedhor i cili kërkon një marrëveshje politike mes dy palëve të politikë bazuar mbi zgjidhje konkrete të problemeve që do ti japin zgjidhje problemeve me procesin zgjedhor si dhe të mundësojnë për shqiptarët një votim të qetë, të drejtë, të pakorruptueshëm. Mazhoranca nuk është aspak e interesuar për një proces të tillë duke qenë se tashmë e di çelësin e mbledhjes së votave përmes bandave dhe thasëve me para që shpërndan për zgjedhësit. Opozita hyn në kushte aspak të barabarta në zgjedhje ndaj dhe miratimi i Kodit Zgjedhor përveçse një ligji të mirë kërkon dhe besimin mes palëve që vota nuk do të preket në zgjedhjet e radhës dhe ato që do të vijnë më vonë dhe qytetarët shqiptarë do të votojnë të lirë, pa presion ashtu siç votohet në çdo vend perëndimor. Gabohesh shumë Tao. Kodi Zgjedhor nuk janë pallatet e Edmond Begos...