Mashtroi me 420 mijë euro, prokurori i Tiranës e lë të lirë

E Enjte, 27 December 2018 18:06

Skandalet e drejtësisë nuk kanë të sosur dhe një rast i përsëritur është ai me mosdënimin e mashtruesëve që u shesin disa personave të njëjtën banesë. Në prokurorinë e Tiranës ëshët përplasur edhe shtetasi Alush Alla i cili ndonëse prokuroria në hetimet e kryera i ka dhënë të drejtë dhe ka një të akuzuar, ky i fundit endet end ei lirë, pasi nuk kërkohet një masë sigurie nga organi i akuzës. Ai prej kohësh ka paraqitur kallëzim penal ne ngarkim te shtetasit Andon Pango administrator i shoqërisë FLEG pasi ai me veprimet e tij te kundraligishme, mashtrimit, i ka shkaktuar një dem ekonomik 420.000 euro.


Kete vjedhje Andon Pango e ka kryer duke i shitur me anë kontratash fiktive një lokal dhe banese, por me pas banesa i ështe shitur nje shtetasi tjetër. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj shtetasit Andon Pango.
Për këtë rast, në zyrat e Drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj qëndron pa përgjigje një kërkesë ku viktima i kërkon me të drejtë që mashtruesi, në këtë rast Andon Pango të hetohet pa një masë sigurie. Dhe këtë Alla pretendon se Andon Pango pa një masë sigurie di të ndikojë në proces me njohjet e tij që ka me prokurorin e çështjes Ervin Karanxha.
Viktima pretendon se prokurori Karanxha ka patur ndërhyrje në çështje nëpërmjet një tjetër prokurori Altin Dumani.


Alla si person i dëmtuar akuzon prokurorin Karanxha se nuk zbaton nenin 253/1 të Kodit të procedurës Penale që parashikon se “Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikje , prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim , për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët se 4 vjet.
Sipas tij, dhe ligjit Andon Pango akuzohet për shkelje ligjore që dënohet deri në 10 vite.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 09:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...