Si e manipuluan shifrat e deficitit buxhetor për 2017-en për të ruajtur kufirin e përcaktuar me ligj

Premte, 28 December 2018 10:14

Ministria e Financave i ka raportuar publikut një shifër më të ulët të deficitit buxhetor për vitin fiskal 2017- (1.99 % e PBB-së), teksa të dhënat reale të thesarit tregojnë për një deficit 2.11 % e PBB-së, ndërsa pas inspektimit të KLSH-së ky deficit është 2.34 % e PBB-së ( shih tabelën bashkëngjitur). Shifra reale e deficitit buxhetor është më e lartë se kufiri prej 2%, në kundërshtim me nenin 4/1 “Parimet dhe rregullat fiskale të ligjit nr.9936 datë 26.26.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pa marrë në konsideratë efektin e detyrimeve të prapambetura.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se veprimet e thesarit janë të ndryshme nga raportimet e Ministrisë së Financave në dokumentet publike të azhurnuara në tabelat fiskale, publikimi i të cilave është bllokuar prej tre muajsh.

Shpenzimet për pushtetin vendor për 2017 u paraqiten në shumën 48,132 milionë lekë në të dhënat e thesarit dhe janë të raportuara në shumën 46,487 milionë lekë në tabelën e treguesve fiskalë të konsoliduar.

Shpenzimet kapitale me financim të huaj paraqiten në shumën 30,258 milionë lekë sipas SIFQ, ndërkohë që në tabelën e treguesve fiskal të konsoliduar janë paraqitur në shumën 22,278 milionë lekë. Tejkalimi i këtyre shpenzimeve të riklasifikuara është paraqitur në zërin e huadhënies neto në formën e huas së dhënë për dy sektorët e tjerë përveç vendorit në të cilën është realizuar nënhuadhënia.

Në zërin e huadhënies neto, është raportuar mbështetje buxhetore për sektorin energjitik nga burime të brendshme në shumën 1,500 milionë lekë, ndërkohë që nga auditimi është konstatuar se mbështetja buxhetore faktike për vitin 2017 rezulton në shumën 2,500 milionë lekë. Efekti i keqklasifikimit prej 1,000 milionë lekë është raportuar në llogarinë (604-transferta), duke raportuar për të njëjtin transaksion në dy llogari të ndryshme buxhetore. Klasifikimi i gabuar nuk vlerësohet me ndikim në deficit, por në cilësinë dhe saktësinë e treguesve të raportuar të shpenzimeve. Huaja e dhënë për sektorin energjitik nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshirë efektet e mosraportimit të projekteve me financim të huaj në shumën 1,934 milionë lekë. Huaja e dhënë për sektorin të tjera nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshirë efektet e mos raportimit të projekteve me financim të huaj në shumën 170 milionë lekë, e cila duhet të riklasifikohet në zërin e shpenzimeve kapitale e gjitha.

Huaja e disbursuar e raportuar në zërin e shpenzimeve kapitale, jo në formën e huadhënies neto, nuk është raportuar e plotë duke qenë se nuk janë përfshire efektet e mosraportimit të projekteve me financim të huajnë shumën 1,689 milionë lekë. Huaja totale e tejkaluar si pasojë e mos pasqyrimit të disbursimeve përkatëse si pasojë e tre efekteve të mësipërme vlerësohet me KLSH me efekt në deficit në shumën 3,793 milionë leke.

Por duke duke qenë se raportimet e projekteve specifike nuk janë raportuar për llogari të vitit buxhetor 2017, kur është kryer edhe disbursimi sipas konfimimeve të strukturave të borxhit, por janë raportuar në vitin 2018. Kjo ka nënvlerësuar tre zëra buxhetorë, huadhënien neto, shpenzimet kapitale me financim të huaj dhe deficitin e raportuar.

Në total efekti i tejkalimit të deficitit të raportuar vlerësohet në shumën 5,440 milionë lekë, e përbërë nga 3,793 milionë lekë si pasojë e diferencave në disbursime ndërmjet vlerave të pasqyruara si shpenzim nga thesari në krahasim me borxhin dhe 1,647 milionë lekë si pasojë e riklasifikimit të arkëtimit nga marrëveshjes së nënhuasë. Si rrjedhojë, deficiti i vlerësuar rezulton në shumën 36,452 milionë lekë, duke tejkaluar kufijtë e vendosur me ligjin nr.130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar.

Në të njejtën kohë ndryshon edhe raporti i deficitit në raport me PBB duke arritur vlerën prej 2.34%, duke kaluar kufirin prej 2%, në kundërshtim me nenin 4/1 “Parimet dhe rregullat fiskale të ligjit nr.9936 datë 26.26.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pa marrë në konsideratë efektin e detyrimeve të prapambetura. Monitor

 

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...