Kthesa e papritur e Euros, zhvlerëson ndjeshëm Lekun – Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rënie

Premte, 28 December 2018 10:21

Euro ka shënuar një kthesë ta papritur ditën e premte, pas luhatjeve të herëpashershme gjatë gjithë këtij muaji. Valuta e eurozonës është forcuar e plot 0.5 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, duke u ngjitur në kuotën e 123 lekëve.

Ndërkohë, situata nuk paraqitet pozitive për dollarin amerikan dhe paundin britanik. Valuta amerikane ka regjistruar një rënie me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 107.3 lekë në blerje dhe 108.3 lekë në shitje.

Ndërsa ka ndjekur të njëjtin trend rënës, sterlina është zhvlerësuar minimalisht me 0.3 lekë për njësi. Monedha britanike këmbehet sot për 135.7 lekë në blerje dhe 136.5 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, dollari australian nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së premte, ndërkohë dollari kanadez ka regjistruar një rënie të lehtë me 0.3 lekë për njësi.

Ndërsa, e ka mbyllur javën me një rritje të madhe franga zvicerane, e cila është forcuar me plot 0.6 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare, lekut, duke u ngjitur kështu në kuotën e 108.8 lekëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...