Paraditen e sotme një automjet tip Reno është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në Fier.
Mësohet se ngjarja është shënuar në rrethrrotullimin e Globit pranë godinës së bashkisë.
Makina është në pronësi të Ismail Drizës.
Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa u lënduar.
Ndërsa dyshohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një shkëndie elektrike.