Depozitat bien në nëntor, individët tërheqin 150 milionë euro në një vit

Premte, 28 December 2018 14:40

Kursimet e individëve, bizneseve e institucioneve shtetërore në fund të muajit nëntor arritën në 979 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë.

Në krahasim me tetorin, depozitat ranë me 4 miliardë lekë, ose 0.4%, si rrjedhojë e rënies së kursimeve të bizneseve dhe individëve si në lekë ashtu dhe në valutë.

Ky është muaji i dytë që depozitat shënojnë rënie, pasi ato ishin rimëkëmbur lehtë në periudhën e verës, të ndikuara kryesisht nga valuta që sjellin emigrantët në verë.

Dy vitet e fundit, tendenca e kursimeve ka qenë në rënie, duke reflektuar si rrudhjen e tyre në lekë nga interesat e ulëta ashtu dhe efektin që ka dhënë nënçmimi i euros në treguesin e depozitave në valutë (i cili raportohet në euro).

Gjatë vitit të fundit, kursimet e individëve kanë vijuar tkurrjen. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që nga nëntori i vitit të kaluar, depozitat në total të individëve kanë rënë me 18 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Ndikimin më të fortë e ka pasur rënia e kursimeve në monedhën vendas, që ka sjellë 70% të rënies (-13 mld lekë), një tendencë që po vijon që prej vitit 2012, kur Banka e Shqipërisë nisi politikën monetar për uljen e normës bazë të interesit, që aktualisht është në minimum historik prej 1%. Kthimi për kursimet në lekë me afat 1 vjeçar është më pak se 1%, që realisht është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është afër 2%. Një pjesë e kursimeve në lekë ka kaluar në depozita pa afat.

Depozitat në valutë kanë shënuar një rënie më të ulët vitin e fundit me 5.3 miliardë lekë, por këtu duhet pasur parasysh dhe efekti i zhvlerësimit të euros. Për kursimet në valutë tendencë e fortë ka qenë zhvendosja e tyre në llogari pa afat.

Në fund të muajit nëntor, pesha e depozitave në lekë ka zbritur në 46%, nga 47% në nëntor të një viti më parë, duke treguar për një rritje të peshës së kursimeve në valutë (kryesisht euro), pavarësisht politikës së Bankës së Shqipërisë për të dekurajuar euron si monedhë kursimi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...