Nga qeveria e George Soros tek qeveria e Aleks Soros

Premte, 28 December 2018 18:13

Hiri i radhës iu hodh syve shqiptarëve sot. Edi Rama shkarkoi 8 nga 12 ministrat e kabinetit pa arritur të japë asnjë mesazh për publikun dhe sidomos për shqetësimet që i ka nxjerrë shqiptarët rrugëve nga pakënaqësia dhe arroganca ndaj qeverisë. 

Sot Rama hoqi ca persona që kur u vendosën në qeverinë “Rama2” anonimë hynë dhe anonimë dolën. Mes tyre edhe disa ministra të përdorur nga vetë Rama për të firmosur skandale si shembja e teatrit, afera 40 mln euro e Unazës së Re, shkatërrimi i arsimit, etj.
Por kush u emërua në pozicionet e mbetura bosh? Në pamje të partë lëvizjet janë dukshëm të ndikuara nga sekti sorosian në Shqipëri por edhe rajon. Nga sot, stafeta nga George Soros i kaloi djalit të tij, Aleksi Soros.
Prurjet e fundit të Ramës janë establishment i të majtës. Soros ëshët denoncuar se ka sponsorizuar me miliarda euro të majtën në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht në Shqipëri- Kosovë –Serbi.
Kjo është vërtetuar edhe nga zhvillimet publike , takimet e Aleksi Soros me Presidentin Serb, me Kryeministrin Edi Rama si dhe struktura politike në Kosovë.
Sot Rama vendosi ën krye të Misnitrisë së Arsimit Besa Shahinin, shtetase kosovare ish drejtuese e Vetëvendosjes së Kosovës, emër tjetër i përfolur për lidhje të ngushta sorosiane është Gent Caka që Rama e pozicionoi në krye të diplomacisë shqiptare.
Anila Denaj është vendosur në krye të financave shqiptare edhe ky emër investim i sektit sorosian.

Është një establishment i tërë politik e mediatik, OJQ-ist dhe e shtrirë në të gjithë hapësirën e jetës në vend.

Në këto gjashtë vite të rënda e të dhimbshme për Shqipërinë strategjia ishte e qartë dhe e mirëpërcaktuar. Por këto gjashtë vite ishin thjesht zbatimi i saj sepse investimi mbi këtë listë e këtë sekt të rrezikshëm ka mbi 26 vjet që kryhet.

Krijimi i këtij sekti politik ka arsye tashmë të quhet i rrezikshëm për Shqipërinë dhe për faktorin shqiptar në Ballkan. Të mos hyjmë në detaje që tashmë dihen se cili ishte roli ideja strategjia e George Soros në të gjithë Evropën e pas Luftës së Ftohtë. Në vitet dhe dekadat që do të vijnë ajo do të jetë edhe më e qartë, më ndriçuar për brezat me të gjitha të pathënat e saj.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 20:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...