Banorët e Astirit, emigrantët, artistët dhe studentët janë bërë bashkë në një protestë para kryeministrisë. Protesta e sotme, ka bashkuar disa kauza, për të cilat ata kërkojnë zgjidhje nga kryeministri. Banorët e Astirit, pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë.