Situata në sistemin shëndetësor dhe mjekësinë shqiptare është e rëndë.
Këtë e deklarojnë mjekët, të cilët edhe pse nuk kanë dalë publikisht, i kanë nisur një letër ministres, Ogerta Manastirliu.
Është deputeti i PD-së, Bardh Spahia ai i cili e ka bërë publike letrën dhe revoltën e mjekëve.
Ja çfarë shkruan Bardh Spahia në Facebook:
Mjekët pranë revoltës!
Lista e famshme e patronazhimit e trumbetuar si një sukses i kësaj qeverie refuzohet në bllok nga mjekët të cilët nëpërmjet një peticioni drejtuar ministres Manastirliu, me argumente të qartë nxjerrin në pah situatën dramatike të sistemit shëndetësor, por edhe mashtrimet dhe paaftësinë totale të ministrisë së Shëndetësisë.