Një i ri nga Librazhdi është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka vjedhur në bashkëpunim me një minoren një motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar i riu E.N, ndërsa një 15-vjeçar po procedohet në gjendje të lirë si bashkëpunëtor i të arrestuarit.
“Librazhd Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.N., 20 vjeç, banues në Librazhd.
Si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A.O., 15 vjeç banues në Librazhd. Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë vjedhur motoçikletë në pronësi të shtetasit B.D., banues në Librazhd.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal”, shkruan policia.