Një 33-vjeçar shqiptar e ka pësuar keq nga autoritetet italiane, pasi është dënuar nga shteti fqinj për shkak të disa mesazheve kundër Krishtlindjeve.
Mediat italiane bëjnë me dije se Shaban Caca, që prej vitesh jetonte në Padova, i është ndaluar hyrja në Itali për 10 vite. Ai cilësohet si eksponent i rrezikshëm për terrorizmin dhe nxitës i urrejtjes sociale. Përmes faqes së tij të ‘Facebook’ shqiptari akuzohet se kishte publikuar disa mesazhe kundër festimit të Krishtlindjeve, shkruan ‘Mattinopadova’.
Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Ministria e Brendshme italiane. Ndërkohë vet ministri Matteo Salvini ka deklaruar se: “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.