Mungesa e mjekëve specialistë detyron pacientët e Këlcyrës, Përmetit, Memaliajt dhe Tepelënës t'i drejtohen Spitalit Rajonal Omer Nishani në Gjirokastër.
Për shkak të fluksit të lartë të pacientëve ata detyrohen të presin me orë të gjata në radhë për të marrë shërbimin shëndetësor.
Pritja është vetëm një nga shqetësimet. Pacientët thonë se mungesa e mjekëve në zonat nga vijnë ju kushton atyre shumë pasi kostoja e rrugës është e lartë.
Pacient: "Nga Tepelena vijmë në Gjirokastër. Po u sëmurëm, vdiqëm këtu do vijmë. Nuk kemi ku të shkojmë."
Në këto ditë festash edhe pediatria e spitalit po përballon një numër të lartë vizitash pasi virozat e stinës kanë prekur në masë të vegjlit. Për shkak të mungesës së mjekëve rreth 45 mijë banorë të bashkisë së Kylcyrës, Memaliajt, Përmetit dhe Tepelënës detyrohen ti drejtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës.