Nga Henrik Zotaj
Pas presionit te opozites, protestave qytetare dhe sidomos pas presionit te shtuar te studenteve, Kryeministri vendosi te ndryshoje kabinetin qeveritar.
Ne fakt, sic eshte vene re muajt fundit, opozita, protestat qytetare dhe ne vecanti protesta e studenteve, nuk kerkojne ndryshimin e disa ministrave me disa te tjere por,
-- Ndryshimin e Filozofise se Qeverisjes --
Studentet nuk kerkuan asnje dite doreheqjen e ministres por, kerkonin ndryshim total te qeverisjes se universiteteve.
Ne fund, ajo qe u pa nga keto ndryshime ishte si nje nje tabllo ku, Kryeministri ndryshoi disa individe me disa te tjere,
por, Jo - Filozofine e Qeverisjes.
Ka disa arsye te forta qe te cojne ne kete perfundim.
E para, kabineti i ri, i tanishem ka afersisht gjysmen e ministrave jo perfaqesues (jo deputete), qe do te thote gjysma e kabinetit nuk mund te perfaqesoje shumicen e qytetareve, por, nje pakice qytetaresh ne rastin me te mire, ose veten e tyre ne rastin me te keq.
E dyta, ky formacion politik qe sot eshte ne qeverisjen e vendit, eshte PS, ne kete kabinet perfaqesuesit reale te saj numerohen me gishtat e njeres dore, ne kete kabinet "gjithcka eshte per Rilindjen"
E treta, ky kabinet i ri duke mos qene perfaqesues (parlamentare), do ta kete te paket mbeshtetjen e grupit parlamentar ne rastin me te mire, dhe do ti mungoje fare, ne rastin me te keq por, ne te njejten kohe do ta kete te paperfillshme dhe mbeshtetjen e qytetareve qe nuk i kane pare, takuar apo votuar, ne asnje rast ministrat e rinj.
E katerta. nje pjese e mire e ketyre ministrave kane qene zv.ministra dhe drejtore te rendesishem ne dikasteret e tyre, ne asnje rast keto ministra te rinj nuk kane promovuar ose propozuar nje filozofi tjeter qeverisjeje nga kjo qe ishte deri me tani, pra kontributi i tyre ne kete drejtim ka qene zero.
E pesta, nuk kemi dyshimin me te vogel qe ne nje vend si Shqiperia, ku me shpejt "behesh minister"pa punuar asnje dite, se sa behesh profesionist i fushes por, ne rastin konkret, me shume se gjysma e kabinetit te ri, jane persona pa nje karriere profesionale, jo te dalluar ne fushat e tyre, jo personazhe te njohur ne marrdheniet me publikun, apo sipermarrjet e tyre private.., kjo e ul me teper nivelin e qeverisjes, dhe nuk jep asnje shenje per ndryshimin e filozofise se qeverisjes.
E gjashta, duke mos qene perfaqesues (parlamentare) dhe duke mos qene profesioniste te zote te fushes, ato do te jene te kompleksuar ne rastin me te mire dhe do te jene gojekycur ne rastin me te keq perpara nje kryeministri si ky i yni.
E fundit:
Ku ishim..?? Asgjekundi..!!