Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një tunel në Shupenzë të Dibrës.
Sipas informacioneve të para, kufoma është gjetur në një tunel rrëzë kodrave të fshatin Zogjaj, ndërsa ishte i mbuluar me gurë.
Policia, sapo është lajmëruar ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit pasi disa muaj më parë në këtë zonë është deklaruar i humbur një person, duke shtuar dyshimet se mund të jetë trupi i tij.