Një askident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Bardhaj, njësia administrative Rrethina në Shkodër, ku dy persona që po udhëtonin me motor janë aksidentuar dhe janë nisur me urgjencë për në spital.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se dy të aksidentuarit po udhëtonin me motor, kur drejtuesi , shtetasi Çesk Ndue Marashi 34 vjeç, ka humbur ekuilibrin duke u përplasur.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 34-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa së bashku me të po udhëtonte edhe bashkëshortja e tij 23-vjeçarja Age Pjetër Marashi, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.