Pas dy humbjeve radhazi, Manchester City është rikthyer te fitorja teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë Southamptonin.
Ishte një sfidë delikate për “Qytetarët” dhe kjo për shkak të formës së dobët që po kalojnë, por këto tre pikë i kanë dhënë vendin e dytë të renditjes së Premier League dhe tani mund të fillojnë të përgatitin ndeshjen me Liverpoolin me më tepër qetësi dhe vetëbesim.
Vendasit u munduan gjatë pjesës së parë, por pasi barazuan rezultatin, u ndëshkuan me dy “shuplaka” të shpejta pak përpara se lojtarët të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.
Pas pushimit City arriti ta menaxhonte pa shumë probleme sfidën dhe e mbyll vitin siç duhet.
Më datë 3 janar do të rikthehen në “Etihad” për supersfidën ndaj Liverpoolit.