Tragjedia në Pogradec, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë

Hënë, 31 December 2018 09:36

Eshtë gjetur nga polumbarët trupi i pajetë i peshkatarit Ramazan Kojtari që u mbyt dje në liqenin e Bradomirës në Pogradec.

Gjatë ditës së sotme rinisën kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit Ramazan Kojtari në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Trupi i peshkatarit tjetër A.P. u gjet dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë që shkuan në vendngjarje. Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Z.K, 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

"50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet me anë të polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...