Trafikantët nuk ndalen, policia greke arreston 5 shqiptarë

Hënë, 31 December 2018 16:27

Autoritetet greke kanë arritur të godasin një grup të trafikut të drogës në linjën Shqipëri-Greqi-Turqi, ku në Orestiada është ndalur një mjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 72 kilogramë dhe 173 gramë marijuanë.

Mësohet se droga do të kalohej në Turqi përmes pikës së kalimit kufitar Kastaneon, ndërsa janë arrestuar 3 shqiptarë 24, 33 dhe 46 vjeç, si dhe një grek 34-vjeçar. Policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër grek, një 22-vjeçar.

Gjatë operacionit atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 10 celularë, 975 euro dhe 600 lek. Ndërkohë në një tjetër operacion, janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar. Gjatë arrestimit të tyre u është gjetur një pako e madhe me 11 kg dhe 700 gramë marijuanë. Të arrestuarit janë të moshës 31 dhe 39 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Policia greke bën me dije se prej fillimit të vitit e dri më sot në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakarinia, Patra, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj., janë sekuestruar 11.3 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...