Vdes një burrë në spitalin e Fierit, familja akuza mjekëve

Hënë, 31 December 2018 17:59

Familjarët e një 43- vjeçari nga Fieri po kërkojnë ndëshkimin e mjekëve që sipas tyre e lanë pacientin të vdiste për shkak të mosdhënies së ndihmës së duhur.

Besnik Ramaj nga lagjja 1 Maj në Fier, humbi jetën disa ditë më parë në ambulancë.

Ai po dërgohej drejt kryeqytetit, pasi kishte qëndruar në spital gjatë natës. Babai i të ndjerit, Bajram Rama: Neve nuk kemi asnjë lloj dokumenti, por nisemi nga kohëzgjatja që është mbajtur në spital, për mendimin tonë nuk i është dhënë ndihma e duhur.

Rasti është bërë publik vetëm pasi familjarët kërkuan avokat për të bërë kallëzim penal. Ishte avokati Kujtim Cakrani që denoncoi rastin si neglizhencë të mjekëve, ndërsa drejtoria e spitalit të Fierit pretendon se mjekët nuk kanë neglizhuar në mjekimin e 43 vjeçarit.

E ëma Drita Ramaj: E çuam në një të natës dhe në mëngjes e nisi doktori për në Tiranë, se e kërkuam ne. Tani ne nuk kërkojmë gjë tjetër, kërkojmë vetëm drejtësi. Të zbardhet e vërteta.

Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë. Nga njëra anë familjarët tregojnë se i ndjeri shkoi në spital me shqetësime në frymëmarrje dhe djersë të ftohta rreth orës 1 të mëngjesit kurse mjekët pretendojnë se 43- vjeçari kishte rënë nga lartësia. Kallëzimi penal i regjistruar në prokurori nëpërmjet shqyrtimit të kartelës mjekësore pritet të zbardhë shkakun e vdekjes./ Abcnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...