Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës në protestë, kërkojnë liberalizimin e vizave

E Enjte, 03 Janar 2019 08:58

Studentët e Universitetit të Prishtinës sërish kanë paralajmëruar protestë për vizat. Ata bëjë thirrje që të protestohet për të kërkuar nga Bashkimin Evropian që të bëjë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas njoftimit, protesta është paralajmëruar të mbahet më 10 janar para Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00. “Nuk do të ketë parti politike, organizatë studentore apo bindje fetare, por do të kërkohet e drejta e këtij populli të vuajtur e të mashtruar e të zhgënjyer. Të gjithë të bashkuar pa dallim drejtë Evropës!”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, përveç studentëve të UP-së, këtë herë këta studentë kanë bërë thirrje që kësaj proteste t’i bashkohen edhe studentët e universiteteve të tjera, nxënësit dhe qytetarët në përgjithësi. Ndryshe, studentët e Fakultetit Filozofik me 24 dhjetor të vitit 2018, kishin organizuar protestë të ngjashme para zyrës së BE-së në Prishtinë, ku kërkonin llogaridhënie nga Bashkimi Evropian për mos liberalizimin e vizave për kosovarët./Telegrafi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...