Deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga mot i keq, situata do të zgjasë disa ditë

E Enjte, 03 Janar 2019 13:56

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se nga dita e mërkurë deti Adriatik dhe Jon do të përfshihet nga një mot i keq, me erëra të forta dhe temperatura nën zero.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga Ere e fortë dhe temperatura nën zero, kjo situate do të vazhdojë për disa dite! Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq!”, thuhet në njoftim.

 

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 13:58
Login to post comments