Var veten në paraburgimin e Kukësit, 49-vjeçari, Policia: U ndie keq, vdiq në spital

E Enjte, 03 Janar 2019 14:35

Një 49-vjeçar, i quajtur Medi Gjuni, që gjendej në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Kukësit, ka gjetur vdekjen në spitalin e Kukësit në rrethana të dyshimta. Sipas disa burimeve, ai ka varur veten, por Policia nuk e deklaron këtë.

Policia e Kukësit nuk ka dhënë detaje për vdekjen e tij, por ka njoftuar se ai është ndier keq, ndaj dhe e kanë dërguar në spital. Gjuni vuante nga epilepsia. Policia tha thjesht se ai vdiq në spital.
Ndalimi i Gjunit është bërë më 1 janar 2019 me akuzën e dhunës në familje. Për vdekjen e të paraburgosurit kanë nisur hetimet.

Login to post comments