Me 21-22 dhjetor, Shoqata e Avokateve Shqiptaro-Britanik (BALA) ishte e ftuar ne konferencën e organizuar nga Oda e Avokateve te Kosovës (OAK) në Prishtine me rastin e Ditës se Avokatisë dhe 45 vjetorit te themelimit te OAK-se. Te pranishëm ishin përfaqësues te OAK-se për Prishtine dhe qytete tjera te Kosovës, përfaqësues te odave te avokateve te shteteve tjera si Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Cekia, si dhe avokat shqiptar nga diaspora. Gjithashtu u be edhe ceremonia e betimit te avokateve te rinje. Te pranishëm ishin edhe ish-presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, si dhe presidenti i gjykatës supreme te Kosovës, Enver Peci, i cili ishte ligjëruesi i BALA-s ne muajin e kaluar ne Londër. OAK gjithashtu organizoi për mysafiret vizite ne Rahovec dhe një mbrëmje festive ne Prishtine. Sic edhe u raportua, dje Fondacioni Jahjaga dhe OAK kane nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për t’ju ofruar te mbijetuarve te dhunës seksuale te luftës ne Kosove ndihme juridike falas, qe është një hap i shkëlqyeshëm i OAK-se. Lajmin e aktivitetit e dha vet ne rrjetin social FB themeluesja dhe drejtoresha e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik British-Albanian Laëyers Association znj.Brikena Muharremi e cila falënderon OAK-ne për organizimin e shkëlqyeshëm dhe mikpritjen qe n’a beri.