Qytetet shqiptare, që shpenzojnë më shumë për arsim

Premte, 04 Janar 2019 14:11

Një nga shprehjet më të famshme mbi rëndësinë e arsimimit thotë se “Nëse mendoni se edukimi është i shtrenjtë, provoni injorancën”. Shpenzime për arsim është një nga zërat me pesh

ë në totalin e shpenzimeve të familjeve shqiptare, por ato varjojnë nga qarku në qark.

Bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, Monitor ka përpunuar renditjen e qyteteve që kanë peshën më të lartë dhe më të ulët të shpenzimeve për arsim në raport me totalin.

E ndërsa thyenin rekord për shpenzimet në restorante (rreth 9.5% e totalit të shpenzimeve), shkodranët renditen të fundit për sa u përket shpenzimeve për arsim, me rreth 1.1%.

Por ndryshe ndodh me Kukësin, qarkun më të varfër të vendit. Për familjet kuksiane shpenzimet për arsim kanë një peshë të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve që ato bëjnë, me rreth 9.1% të totalit, dhe renditet i fundit me rreth 1.1% për shpenzimet për restorante. Mesatarja kombëtare e shpenzimeve të familjeve për arsim ishte 3.9%.

Pas Kukësit, qarku që shpenzon më shumë për arsim është Fieri, me 6.8% ndaj totalit. Më pas renditet kryeqyteti, Tirana me 5.2% të totalit të shpenzimeve për arsim dhe Lezha me të njëjtën peshë të shpenzimeve.

Me një diferencë të ngushtë nga mesatarja kombëtare renditet Korça me rreth 3.1% të totalit të shpenzimeve për arsim.

Durrsakët dhe gjirokastritët shpenzuan për arsim përkatësisht 2.4 dhe 2.3% të totalit të shpenzimeve të tyre.

 “Qarqet më dorështrënguar për arsimin”

Rreth 1.6% e shpenzimeve totale kanë qenë shpenzimet për arsim në Elbasan, Dibër dhe Berat. Ndërsa qarqet me shpenzimet më të ulëta për arsim janë Vlora me rreth 1.4% të totali dhe Shkodra me 1.1%.

 

Pesha për shpenzimet në arsim ndryshoi në disa qarqe

Në 2016-n shpenzimet për arsim në qarkun Kukës ishin rreth 6.5% e totalit të shpenzimeve. Pesha e shpenzimeve për arsim u rrit dhe në qarqet e tjera të vendit. Në Fier shpenzimet për arsim u rritën nga 5.1% në 6.8%, në Lezhë nga 3.1 në 5.2% në vitin 2017.

Por shpenzimet për arsim ra në mënyrë të ndjeshme në Gjirokastër. Qarku i Gjirokastrës po përballet me një ritëm të shpejtë të plakjes së popullsisë, gjë e cila ka ndikuar në uljen e peshës të shpenzimeve për arsim. Ulje të peshës ka pasur edhe qarkun Dibër, ku një vit më parë shpenzimet për arsim zinin rreth 5% të totalit.

Ndërsa në Shkodër që ka peshën më të ulët për shpenzime për arsim, në 2016-n pesha ishte rreth 3.4%.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...