Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve, sipas të cilëve posta është vendosur në dispozicion të kompanisë “Bast Arena”, që sipas kryeministrit është kompania e vëllait të Kryeministrit, Olsi Ramës.
Sipas denoncuesit, “1. Superbast vetëm ka ndryshuar logon.
2. Eurolloto nuk punon online dhe as nëpër qytetet për shkak të klientelizmit
3. E treta Bast Arena ka aktivizuar llogaritë online”.
Tej në një tjetër denoncim thuhet se, “bast arena vazhdon aktivitetin dhe mbushja e llogarive behet ne instuticion shteteror te posta shqiptare“.
Postimi i plotë:
Denoncohet Don Olsi Rama qe merr kryesimin e bixhozit!
Posta ne dispozicion te Bast Arenes!
Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetareve dixhital! sb
Mirmbrëma Doktor,
Doja të denoncoja:
1. Superbast vetëm ka ndryshuar logon.
2. Eurolloto nuk punon online dhe as nëpër qytetet për shkak të klientelizmit
3. E treta Bast Arena ka aktivizuar llogaritë online.
Po ju dërgoj dhe fotot.
Respekte
1. Superbast ka shtuar vetem Superbast Kosove (per kamuflazh)
2. Eurolloto e bllokuar për klientelizëm
3. Bast Arena e don Olsit jo vetëm që të lejon të luash por të udhëzon si të vendosni para plus ka çdo opsion hapur….
Pershendetje Z.Berisha.Gezuar Vitin e Ri 2019.Qofte vit i mbare per ju dhe per Shqiperine.Une qe po te shkruaj jam emigrante ne USA.Te ndjek ne te gjitha debatet dhe shkrimet e tua.Dua te te them qe ai Kallam Deshtaku qe thote”u mbyllen bastet”i ka hapur online.Ne dt 1 janar ne ora 10 i nates ne amerike u hap faqja ne compjuter :Llotomania.al.Me kete faqe online keto kasape ,drogmene duan te marrin leke jo vetem nga Shqipetaret ne Shqiperi ,por dhe nga emigrantet.Skane me leke nga populli ne Shqiperi i lane ne varferi te plote hapen kete faqe te rrjepin dhe emigrantet.Te uroi shume shendet Z.Berisha.RESPECT!
Kjo foto tregon qart mbylljen e llotove,nderkoh qe bast arena vazhdon aktivitetin dhe mbushja e llogarive behet ne instuticion shteteror te posta shqiptare,ju falenderoj perzemersisht.